U mbajt sot në qytetin e një mbi një dritareve “Berat Green Half Marathon”. Ky ishte edicioni i dytë i këtij eventi që kryebashkiaku Ervin Demo e konsideroi si një nga ngjarjet më madhështore të kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve. Pjesëmarrja e Luiza Gegës ishte gjithashtu e jashtëzakonshme.

300 garues, nga 40 vende të botës përshkuan një itinerar të certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me një pamje fantastike.

Fitues të garës për 10km janë:
Luiza Gega
Bogdan Semenovych
Fitues të garës për 21 km janë:
Natalila Semenovych
Nicolo Bedini
Për kategorinë mbi 65 vjeç për 10 km fitues është Shefqet Terziu, 69 vjeç.
Për kategorinë mbi 65 vjeç për 21 km fitues është Dashamir Cali.
Për fituesit e tre vendeve të para u akordua edhe një shumë simbolike.

Ndërkaq çmime të tjera u ndanë: Maratonomaku i Shekullit, Sotir Qirjaqi, Maratonomaku më i ri, Denian Filja dhe Krenaria e Sportit të qytetit, Gazmed Shehu.

Axhenda e Maratonës nisi që në datën 6 prill. 300 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme garuan për të prekur vijën e finishit.
Fitues janë:
Për shkollat 9-vjeçare:
Gloria Bibo – Nga “22 Tetori”
Amarildo Kanani – Nga “Shyqyri Lakra”

Për shkollat e mesme:
Albano Zylali
Rexhina Grabovari
Të dy nga “Kristaq Capo”

Kryebashkiaku Ervin Demo së bashku me kampionë të Europës, të pranishëm në aktivitet mbollën edhe një pemë në parkun më të ri që po i shtohet qytetit “Dua të luaj”, në shenjë simbolike për këdo që do të stërvitet në fushën e kalçetos, basketbollit, volejbollit apo tenisit që parku do të mbajë.

E shtuna e kësaj fundjave solli një superfestë në Berat. Pas maratonës pati një pasta party dhe koncert me të pranishëm Ofchestra, Magic 4 dhe DJ Zavaa.