Një burrë iranian, i cili po kërkonte ushqim në një kosh mbeturinash, por fati deshi që të gjente një qese me ar dhe dollarë.
Menjëherë, ai i është drejtuar komisariatit lokal dhe ka gjetur pronarin, raportojnë mediat lokale.
LEXO EDHE:
Fakte magjepsëse rreth krijimit, zbulimit dhe historisë së një diamanti
“Prindërit e mi më mësuan se duhet ta kthesh pronën e dikujt tjetër kur ta gjesh atë”, tha burri i paidentifikuar në qytetin perëndimor iranian të Aligudarz. 52-vjeçari e gjeti çantën duke gërmuar nëpër mbeturina më 22 mars.
“Kur fillova të kërkojë nëpër mbeturina, kuptova se kishte ar dhe dollarë në qese” me një vlerë të vlerësuar prej 20 miliardë rialësh (rreth 35,000 euro), tha ai.
Ai ka shtuar se çantën e ka mbajtur për disa ditë dhe pronarin e ka gjetur falë kartës bankare brenda.
Ari dhe dollarët i përkasin një gruaje 50-vjeçare, nipi i së cilës e hodhi çantën duke menduar se ishin mbeturina.