Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.
“Duke shënuar 75-vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë”, theksoi Begaj në urim.
“Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt”, u shpreh Kreu i Shtetit.
“Pa NATO-n”, nënvizoi Begaj, “siguria globale është e paimagjinueshme”.
15 vjet më parë Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake të NATO-s.