Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të ecurisë së Prokurorisë së Posaçme në KLP theksoi se puna që bëjnë prokurorët nuk është shkencë ekzakte dhe se mund të ndodhin gabime. Ai theksoi se e rëndësishme është që gabimet mos të jenë të qëllimshme nga ana a tyre.

Anëtarja e KLP: Gjatë rrugës bëhen edhe gabime, që mund të keni devijim, largpamësi më të madhe, a shikoni negativitet në punën tuaj, nuk është mirë që energjia përqendrohet në këtë institucion. Figura juaj ka të bëjë edhe me organikën tuaj si drejtues, keni pasur kundërshtim nga prokurorët e strukturës suaj për elementë të veçanet, që mund të keni një pragmatizëm më shumë seç duhet. Si janë prokurorët e tjerë, a ka gjurmë në dosje kur ju analizoni, diskutoni se ju vetë jeni për dy elementë, jeni për korrupsionin he krimin e organizuar.

Dumani: E para njësia e pavarur hetimore është termi që përdor Kushtetuta, marrëdhënia me BKH ka qenë konstruktive, kemi diskutime, por përgjithësisht ka qenë një marrëdhënie konstruktive me njëri-tjetrin, të trajtojmë çdo problematikë bashkarisht, jo gjithmonë biem dakord por përpiqemi të biem dakord, a bëhen gabime gjatë rrugës, unë nuk jam shkencë ekzakte, mund të bëhen, njerëz jemi, vlerësimi i fakteve mund të kemi gabime por e rëndësishme është që të mos jenë të qëllimshme, se pastaj ndryshon komplet situata, do të gjejmë përgjegjësinë, pro përgjithësisht institucioni ka punuar mirë dhe nuk mund të gjej një gjë që mund të jetë shumë shqetësuese. Unë kam një komunikim shumë të mirë, në raport i keni të dhënat, vetëm në dy çështje kam ndërhyrë në një udhëzim jo detyrues, kam shfrytëzuar të drejtën time dhe kam ndërhyrë, një diskutim mes kolegësh, është i pritur, mendimet janë të ndryshme, kemi mendime të ndryshme dhe për gjërat më të vogla, por është trajtuar me profesionalizëm, vijojmë të punojmë me njëri-tjetrin.