Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ka rezultuar fatal për një shqiptar të Kosovës. 40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës dhe ishte DJ me profesion u përfshi në aksident teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “Ferrari”. Siç shihet nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.
Viktima po lëvizte me mbi 200 km/h kur makina e tij ka rrëshqitur si pasojë e lagështirës dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë.