Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e arrestimit të krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut”, Agron Bejdolli në Spitallë të Durrësit.

Bejdolli u vu në pranga nga policia, pasi ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’. Në bashkëpunim me Aleksandër Lahon (Rrumi i Shijakut) morën peng më 2 tetor 2022 dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e arrestit në burg më 2 maj të vitit të shkuar.