Alfred Cako tregon në “Rrethin Katror” se ekziston një rrezik që të fillojë një lloj lufte jo bërthamore, por me bomba me neutron, të cilat nuk shkaktojnë dëme, por ndryshojnë formulën e ujit në trup dhe që të bëjnë të vdesësh Brenda pak kohësh.
Alfred Cako: Nuk do të ketë luftë me bomba bërthamore, por do të ketë luftra me bomba me neutron. Bombat me neutron janë bombat më të rrezikshme që nuk lënë pasoja afatgjata, që nuk shkatërrojnë, që nuk kanë valë goditëse, por në zonën që ato veprojnë, e kthejnë ujin e trupit të njeriut nga H2O në H2O2. I ndryshojnë formulën kimike ujit dhe njeriu nuk rron, vdes për një kohë të shkurtër. Objektet nuk shkatërrohen, nuk shuhen. Për bombat me neutron, këto bunkerët e Enver Hoxhës për shembull janë të mira, por për goditje nukleare nuk të shpëtojnë sepse bombat nukleare lënë pasoja afatgjata dhe ka nevojë për filtra, ka nevojë për ujë, për banjo etj. Të paktën duhet të qëndrosh për 90 ditë brenda dhe ato lloj bunkerësh nuk mund të rrish i mbyllur pa ajër dhe nuk të shpëtojnë nga goditjet nukleare.
Ed Manushi: Të pasur bëjnë bunkerë moderë.