Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit foli për miratimin e Amnistisë Penale, ku tha se vetëm 5% e veprave penale i kap kjo amnisti.
Në lidhje me projektligjiin, Manja theksoi se asnjë i dënuar nga GJKKO nuk amnistohet.
“Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitaur dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia. Del sikur është amnistia e parë, sikur kemi bërë shpikje, në nderin e këtij Parlamentit duhet që në çdo fundvit të ketë një amnisti të pjesshme. Vetëm 5% të veprave penbale i kap kjo amnisti. Është i lirë çdo deputet që të marrë amendamentin, tekstin integral sepse nuk kemi asnjë shpikje, duke marrë në konsideratë veprat që janë dënuar. “, tha Manja.