Kryetari i SPAK Altin Dumani, po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton, përgjatë vitit 2023.

Ai tha se puna e SPAK ka ndikuar që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Më tej, drejtuesi i SPAK pohoi se përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK për të dhënë ndihmën e tyre.

“SPAK ka luajtur një rol për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet rajonale dhe më gjerë . Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të dhënë kontributin e tyre. Ka progres në luftën ndaj korrupsionit”, tha Dumani