Besoi shumë të kualifikimi, ishte i bindur se do të përmbyste Barcelonën, në fund është ai që feston. Luis Enrique eliminon ekipin e zemrës, ndërsa i dhuroi PSG një biletë historike:

“E nisëm ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, por më pas Yamal bëri një veprim spektakolar, me Barçën që shënoi golin e parë, por më pas erdhi kartoni i kuq i Araujo-s. Luajtëm një ndeshje të komplikuar nga fillimi deri në fund. Futbollistët tanë janë krenar për këtë sukses. E kuqja e Araujo-s? Në përgjithësi nuk gjykoj vendimet e arbitrave. Nuk e pashë. Tani do të luajmë kundër Dortmund, një skuadër që jemi përballuar edhe në fazën e grupeve. Sigurisht, në gjysmëfinale është një tjetër histori. Dortmund luan shumë mirë. A do të qëndrojë Mbappe? Presim që zotëria Kylian Mbappe të flas. Më pas ne do të japim opinionin tonë. Unë jam një dëshmitar i heshtur”, u shpreh Luis Enrique në konferencë për shtyp.