Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë të shtunë, ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota.
Asnjë surprizë nuk pati as në rolin e zv.presidentes. Në këtë post do të jetë besnikja e tij, Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota.
Deri më tani nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare mbi përfundimin e procesit.