Një shqiptar ka mbetur i plagosur në një qendër tregtare në Guadalmina në Spanjë.

Në këtë atentat shqiptari 34-vjeçar ka marrë disa plumba në trup dhe është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40, konkretisht në restorantin Pan y Chocolate, që ndodhet në hyrje të qendrës tregtare të këtij kompleksi rezidencial luksoz në Marbella. Punonjësit e Policisë Kombëtare kanë marrë përsipër hetimin dhe nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Sipas një videoje, pak momente para se të hapnin zjarr ndaj viktimës, ka pasur një përleshje ku dy persona tentuan të rrëmbenin një çantë sportive.

Qendra tregtare e Guadalmina ishte gjithashtu skena e disa të shtënave tetorin e kaluar, kur tre persona me kapuç qëlluan dhe plagosën dy persona. Të shtënat e mbrëmjes së djeshme vijnë vetëm disa ditë pas nisjes së ‘Plan Marbella’, një operacion i posaçëm i Policisë Kombëtare për të luftuar krimin e organizuar dhe çështje të tjera.

Para të shtënave të kësaj të shtune, Marbella ka qenë skena e pesë përleshjeve në muajt e fundit që kanë lënë tre të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në një institucion që nga shkurti. E fundit ndodhi më 2 prill, kur një shpërthim armësh alarmoi banorët e ndërtesës rezidenciale Los Naranjos në Nueva Andalucía. Sipas një videoje, pak momente para se të hapnin zjarr ndaj viktimës, ka pasur një përleshje ku dy persona tentuan të rrëmbenin një çantë sportive.