Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV ku ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha po lobon në SHBA për të hequr arrestin e shtëpisë
Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV ku ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha po lobon në SHBA për të hequr arrestin e shtëpisë. Pazaret sipas avokatit po bëhen në Milano ndërsa i përfshirë tha se është edhe Ilir Meta. Ky i fundit tha avokati po lobon që të mos arrestohet.
“Këtë e keni lajm po ua them unë. Vetëm SPAK nuk i merr vesh këto lajme. Saliu për të blerë pafajësinë e tij dhe për të dalë nga arresti ka vënë në dispozicion 1 miliardë dollarë. Po lobohet për këtë çështje në Amerikë po lobojnë disa çifutë. Ata kanë ardhur. Lobimi dhe Pazaret po bëhen në Milano. Mua më vjen keq se ai është sëmurë momentalisht dhe jam human, por ish prokurori i përgjithshëm vëllai i të cilit ka marrë mbesën e liri Berishës për grua atje bëhen pazaret. Atje bëhen pazaret që Meta të mos shkojë në burg. Pse me pazare do ecim ne shqiptarët. Mirë ne vuajtëm ne, po edhe nipërit dhe mbesat tanë do i lëmë të vuajmë, nuk do u lëmë shtet ligj drejtësi… kjo është çështja”, shtoi ai.