Punimet në aksin Orikum-Dukat janë drejt përfundimit dhe për 15 ditë rruga do të jetë e kalueshme. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet, ku u shpreh se po punohet për 2 kilometrat e fundit.
Rruga ka një gjatësi prej 14.75 km, ku fillon në portin e jahteve dhe përfundon me urën e Shën Elizës, ku është edhe lidhja me tunelin e Llogorasë.