Carlo Ancelotti ka komentuar barazimin 3-3 ne Bernabeu ndaj Manchester City. “Unë mendoj se ne konkurruam mirë. Duhet të mbetemi të sigurt. Ishte një ndeshje shumë e ngushtë. Ne donim të fitonim, sigurisht. Ishte një rezultat i drejtë. Ne e kontrolluam lojën mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen. Kundërsulmet tona ishin të shkëlqyera.”

Nëse konkurrojmë në Etihad, atëherë ndoshta mund të bëjmë diçka të mirë.”

“Analiza e ndeshjes? Kur ne shtypnim lart, luajtëm më mirë. Kur nivelet tona të energjisë ranë, City ishte më i mirë. Ne duhet të kemi të njëjtin qëndrim në Etihad. Ne donim t’i befasonim duke e nisur Vinin në qendër dhe Rodrygo në të majtë. Dhe ia dolëm. Jam i kënaqur”.

“Pezullimi i Tchouameni? Nuk më shqetëson. Ne kemi Militão. Lunin? Luajti shumë mirë. Dy golat e fundit të Cityt ishin të papritshem.”

Carlo Ancelotti drejtoi sonte ndeshjen e tij të 200-të në UEFA Champions League.