Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta, pas sulmeve të fundit të tij ndaj Lulzim Bashës.
Përmes një videoje të publikuar nga zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, ata kanë rikujtuar akuzat e Metës dhe Sali Berishës ndaj njëri-tjetrit.
Mes këtyre të fundit spikat momenti kur Meta i thotë Berishës nga ulësja e Kryetarit të Parlamentit se nuk e jep dy herë dorëheqjen për Shkëlzenin, duke iu referuar të birit të ish-kryeministrit.
“Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj. Koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e Shqiptarëve”, shkroi Karabina në reagimin e PD.