Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e PD-së.

Ai tha se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë teksa ironizoi Rithemelimin dhe PS se janë në garë kush shkon i pari para drejtësisë.

“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë”,- shkruan Basha.