Alban Qira, 33 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për vendosjen e tritolit tri herë rresht brenda 5 muajve në një mobileri në Durrës, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Top Channel mëson se ka dyshime se i riu mund të jetë paguar për të kryer këto akte të rënda ndaj biznesit në pronësi të 48 vjeçarit A.A në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Kujtojmë se 33 vjeçari rezulton me precedent penalë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.