Befason Suedia, i jep lamtumirën VAR-it! Klubet nordike votojnë kundër përdorimit të teknologjisë në futboll…

Këto dallime kanë çuar në një hap të rëndësishëm, sidomos në Suedi, ku përmes një referendumi mes klubeve dhe federatave rajonale, u vendos që të hiqet përdorimi i VAR-it.

Akoma më befasuese është se si ideja për të mos përdorur këtë mjet vjen drejtpërdrejt nga tifozët që zotërojnë të paktën 51% të aksioneve të klubeve të ndryshme, rezultat që tregon se si VAR-i nuk ka zënë rrënjë në vendin skandinav.

Siç raportohet nga ‘Times’, nga 32 ekipe të intervistuara, 18 e refuzuan propozimin, të cilit iu bashkuan dy federata rajonale, duke e shtyrë kështu numrin një të futbollit suedez, Fredrik Reinfeldt, të rishikonte pozicionin e tij, pasi kishte deklaruar një vit më parë se kjo do të ishte e ardhmja e tyre.

UEFA nuk pritet të ushtrojë presion mbi Suedinë për të futur VAR-in, i cili mund të krijojë një lloj ‘efekti domino’ në të ardhmen me një numër kombesh që do të braktisin teknologjinë në gjykim.