Për ta, gjithçka është e drejtë kur bëhet fjalë për dashurinë! Kjo do të thotë se ata nuk e kanë aspak shqetësim edhe nëse krijojnë lidhje me persona të martuar. Disa shenja të horoskopit duket se argëtohen me lidhjet e fshehta, jashtë martese, qofshin këta edhe persona të martuar. Por, për të lindurit e këtyre tre shenjave ka diçka të përbashkët në tërësinë e karakterit dhe tipave të tyre: ata thjesht dashurohen lehtë!
GAFORRJA
Kur një Gaforre bie në dashuri me dikë, kjo nuk do të thotë izolim nga jeta dhe bota përtej familjes dhe shtëpisë. Kjo shenjë tenton t’i lërë emocionet të marrin timonin edhe pse shpesh futen në telashe. Nëse një Gaforre përfundon takimin me një person të martuar, shanset janë që ai/ajo të fillojë një tjetër lidhje me dikë, edhe pse i/e martuar. Ata mund të flirtojnë me një koleg/e dhe të investohen shpirtërisht në diçka që u jep emocion, pa e vrarë mendjen për statusin e personit tjetër.
LUANI
Një martesë nuk e pengon kurrë një Luan që të takohet me personat me të cilët ata duan të takohen. Kjo shenjë është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes dhe gjithmonë do të bëjë përpjekje për të marrë pikërisht atë që do, edhe nëse do i duhet të hidhet në mes të zjarrit. Luanët kanë shumë sharm dhe ata dinë ta përdorin këtë gjë në avantazhin e tyre. Nëse fillojnë të bien në dashuri me dikë, qofshin edhe të martuar, një Luan nuk ndalon së flirtuari me telefonata, mesazhe deri të “fitojnë” mbi objektivin e tyre të dashurisë.
UJORI
Ujori ka gjithnjë histori të lidhjeve me njerëz të martuar. Kjo shenjë shumë rrallë e lejon vetën që të bëhet palë me pritshmëritë dhe rregullat e shoqërisë. Të lindurit e kësaj shenje mund të jenë me kënaqësi personi i tretë në martesën mes një çifti, pasi ata dinë si të shijojnë pavarësinë dhe lirinë e tyre përpara se të kthehen në shtëpi. Ndonëse shumë Ujorë mund të përfundojnë me zemër të thyer për shkak të këtyre marrëdhënieve, kjo nuk bëhet pengesë që të vazhdojnë lidhjet jashtë martesë sepse thjesht kjo mënyrë jetese i emocionon.