Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On Top”: Ky veprim i shtyu shumicen të mendonin se ishte fjala për një shtatzëni!
“Një lumturi kaq e madhe, nuk mbahej dot vetëm për vete“, thoshte ajo, e më pas, shfaqej partneri i saj Donaldi, i ftuari i puntatës së radhës, që puthte dy duart e Borës.
Por më pas moderatorja i mohoi thashethemet e pritjes se embel, te cilat ne fakt, i nxiti po ajo vete.
Në hyrje të emisionit, teksa lexoi disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do “nuk është akoma shtatzënë”.
“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, i komentoi dikush, ndërsa ajo i përgjigjet:
“Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”
Ajo u shfaq si një viktimë e rrethanave, por në fakt qe një lojë e stisur nga ajo vetë për klikime.
Kushedi çfarë do bëjë për klikime radhës tjetër, mund të shfaqet dhe në arkivol fjala vjen!