Ilir Meta jeton prej kohësh në një hotel luksoz me pesë yje në kryeqytet, në një prej zonave më të “privilegjuara” të Tiranës.

Lajmi ekskluziv i Voxnews.al është konfirmuar sot nga vetë Meta, i cili ka shpërndarë pamjet nga ky hotel që ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë.

Që në orët e para të mëngjesit, teksa përgatitej për Konventën e Partisë së Lirisë, Meta ka ndarë pamjet nga hoteli teksa shfaqet me veshje shtëpie.

Meta është larguar nga apartamenti ku jetonte me Kryemadhin dhe fëmijët. Vetë Kryemadhi tha se jeton në apartamentin që është në emër të nënës së saj, apartament ky që ka qenë edhe pjesë e kontrollit nga agjentët e SPAK.