Briken Calja ja del të fitojë baterinë B në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Tajlandë.
Peshëngritësi nga Shtërmeni arriti të ngre në kategorinë e peshës olimpike deri në 73 kg, 152 kg në shkëputje dhe 181 në stilin e shtytjes, për një peshë dygarëshi prej 333 kg.
Me këtë rezultat ai u rendit i pari në baterinë B, ndërkohë që pasdite do të zhvillohet edhe bateria A, për të parë renditjen përfundimtare të peshëngritësit shqiptarë, i cili është i vetmi që merr pjesë në këtë Botëror pas tërheqjes së Erkand Qerimajt.
Me këtë rezultat Calja duket se është shumë pranë sigurimit të kualifikimit për në Olimpiadën e Parisit, si i vetmi sportist nga peshëngritja. Për të siguruar biletën për atje, mesatarisht atij i duhet të renditet përafërsisht brenda 15 vendeve të para.