Sot, në Ditën Botërore të Autizmit (2 prill), “Big Brother” ka menduar që të bëjë një surprizë për banorët, duke futur në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, disa fëmijë të spektrit autik, të cilët kanë dhuruar edhe një performancë.
Kështu, nisur nga fakti që në reality show sidomos këtë vit është folur për autizmin, edhe për shkak të Meritonit dhe kauzës së tij, produksioni ka menduar që ta bëjë këtë surprizë për banorët, ndërsa fëmijët kanë kënduar dhe kërcyer për ta.
Performanca shumë e bukur është pëlqyer shumë nga banorët, por edhe i ka emocionuar, ndërsa ka qenë pikërisht Meritoni që ka qenë edhe në lot gjatë performancës, për shkak të djalit të tij, ndërsa konkurrentët e tjerë e kanë përqafuar dhe e kanë ndarë momentin prekës me të.
Një ditë mjaft emocionuese për Meritonin, ndërsa shpresojmë të përcjellë mesazhet e duhura në këtë ditë kaq të rëndësishme për personat me autizëm dhe ata që kujdesen për ta.