Sara Gjordeni dhe Bardhi duket se po shijojnë romancën pasi eksperiencës në “Big Brother Vip” dhe dyshja po bashkëjetojnë. Ndjekësit kanë shfaqur interes të dinë më shumë për dy ish-banorët dhe për këtë Sara ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve në “Instastory”.

E pyetur se cila është gjëja që e i ka pëlqyer ose bezdisur më shumë te Bardhi pas bashkëjetesës, Sara përgjigjet:

“Pjesa e ditës ku ulemi dhe planifikojmë me shkrim çdo gjë duke pirë kafen është pjesa ime e preferuar. Më bezdisin ndonjëherë pjatat dhe rrobat që lë pas se e ka mendjen te tekstet që shkruan”

E pyetur se çfarë i pëlqen te Bardhi tani që e ke njohur më shumë jashtë dhe që në “Big” nuk e ka vënë re?

Sara përgjigjet: Ka shumë “nerv” jashtë. Përfshihet shumë më tepër. Lutet shumë dhe përmend Zotin për çdo vështirësi që hasim