Ishte rezultati më i pritshëm, për një sfidë si kjo, me “Demat e Kuq”, të Partizanit dhe “Kuqeblutë” e Vllaznisë, që mbyllën në barazimin “e bardhë”, 0 me 0, pa gola, në “mitikun” e “Air Albania”, teksa dhuruan spektakël, në fushën e blertë, ashtu siç pritej, në supersfidën e javës së 30-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Të dy ekipet zhvilluan një ndeshje shumë të bukur me raste, ku mungoi goli, mirëpo, gjatë gjithë minutazhi të lojës u duk frika për të mos gabuar bëri që dueli të ishte me shumë gabime në ndërtimin e aksioneve dhe kështu, u duk se të dy skuadrat u kënaqën me barazimin që ruan për momentin pozitat e tyre në klasifikimin e Superiores.
Sa i përket kësaj të fundit, të mëdhenjtë e Shkodrës ngjiten në kuotën e 51 pikëve dhe aktualisht renditen në vendin e dytë, me tre pikë më pakë se “Rrogozhinasit” e Egnatias, teksa vetëm 3 pikë pas Vllaznisë ndodhet “Demat” e Orges Shehit, me skuadrën e Partizanit, që ngjiten në kuotën e 48 pikëve.