Juventus dhe Milan e kanë mbyllur sfidën e sotme mes njeri tjetrit në barazimin 0-0.
Bardhezinjtë kanë qenë dominant në shumicën e lojës, edhe pse goli nuk erdhi në asnjë çast. Juve dukej më kërkues për të gjetur avantazhin, ndërsa milan nga ana tjetër nuk arriti të godiste asnjëherë portën e bardhezinjve.
Të dyja skuadrat kërkonin fitoren, për të tentuar deri në fund të kampionatit pozicionimin në vendin e dytë të tabelës, por në fund të fërshëllimës finale, ato ndanë pikët.
Me këtë rezultat, Milan vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Juventus në vendin e tretë me 65 pikë.