Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të njoftojë sot nëse ka në plan të qëndrojë apo të largohet nga posti i kryeministrit. Mbështetësit në Partinë e tij Socialiste të Punëtorëve Spanjoll (PSOE) i kanë kërkuar Sanchez të qëndrojë pasi ai tha javën e kaluar se do të tërhiqej për disa ditë për të vendosur të ardhmen e tij dhe do të shpallte vendimin e tij të hënën.
Ai foli në të njëjtën ditë që një gjykatë nisi një hetim për korrupsion në biznes në marrëdhëniet private të gruas së tij. Sanchez mohon akuzat kundër gruas së tij, Begona Gomez, të cilat ai i quajti si pjesë të një fushate të vazhdueshme të hedhjes së baltës kundër tij nga kundërshtarët politikë.
Sanchez mund të jepë dorëheqjen, ose të vazhdojë si kryeministër, ose mund t’i nënshtrohet një votëbesimi parlamentar dhe të jepë dorëheqjen vetëm nëse humbte votën. Një tjetër opsion do të ishte thirrja e zgjedhjeve të parakohshme më 21 korrik.