Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Vrap të Tiranës, ku 16-vjeçare denoncoi një 60-vjeçar, bashkëfshatar të saj, duke thënë se ai kishte abuzuar me të disa herë.
Adoleshentja, në një lidhje direkt me emisionin Me zemër të hapur në News24 tha se është kërcënuar me thikë nga 60-vjeçari, teksa ky i fundit, sipas saj, i ka thënë se do ia vrasë edhe të afërmit.
“Kam pasur mbështetjen e gjyshes dhe babait. Kam pasur vetëm mbështetjen e të afërmve, jo të institucioneve. Kam qenë duke ardhur nga shkolla. Më ka kërcënuar me thikë. Pastaj më ka futur në një banesë, ku nuk ka më banor. Më tha mos trego se do të ther. Më ka mbajtur 2 orë. Më ka thënë mos trego se do të ther ty dhe njerëzit e shtëpisë. Për 3 muaj unë nuk kam treguar sepse kisha frikë.
Prapë më doli përpara dhe aty më ka parë një person. Ai i tha 60-vjeçarit që nuk ke turp që merresh me fëmijë. Pastaj më liroi. Ka abuzuar disa herë, për 3 muaj resht. Më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në këtë vend. Ai kishte dy numra dhe më thoshte më merr në celular. Mesazhet e shkëmbyera i ka Komisariati 1. Ai i binte telefonit dhe të afërmit e zbuluan.”, tha 16-vjeçarja.