Spiropali: E bleu dhe RAI-n ky diktatori Tiranës që ka blerë 9 fitore, mund t’i ketë çuar RAI-t 70 mln euro nga ato që i kanë tepruar pasi ka blerë Melonin. Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Edhe RAI qenka shitur tek Edi Rama, meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë për tu derdhur në shtëpitë italiane,. Kjo na qenka forca e radhës e fuqisë së Edi Ramës censuruese.

Drejtuesi nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër përveçse do vazhdojë të merret emigrantë, por pa hedhur asnjë gram baltë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që ai të shpallet i shitur. Operacioni gënjeshtrash shpifjes duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokë përmbyset. Nëse zakonisht është babai që gënjen të birin të tokave që nuk ka, është i biri që me sy e vesh tregon pse babait i kanë humbur arat dhe i kanë thyer trofetë. I shprehim solidaritetin tonë drejtuesit për këtë sulm të turpshëm.