Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të njoftojë nesër nëse do të japë dorëheqjen për akuzat për korrupsion dhe tregti të ndikimit kundër gruas së tij Begonja Gómez.

Hetimi kundër Begonja Gomez pasoi një ankesë nga grupi antikorrupsion Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili ka lidhje me të djathtën ekstreme, shkruan Guardian.

Grupi pretendoi se Begonja Gómez përdori ndikimin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar sponsorë të supozuar për një kurs master në universitetin që ajo drejtonte.

Sanchez theksoi se gruaja e tij do të bashkëpunojë me autoritetet dhe fajësoi partitë “e djathta dhe të djathta ekstreme” dhe mediat për akuzat ndaj saj. Media spanjolle publikoi të premten regjistrime audio dhe transkriptet e një takimi të vitit 2014 midis një ministri konservator të Partisë Popullore (PP) dhe Jose Manuel Villarej, një ish-inspektor policie i akuzuar për spiunazh dhe punë për të diskredituar disa prej politikanëve spanjollë.

Në regjistrimet, të dy diskutojnë planet për të spiunuar babanë e Begonja Gomez në mënyrë që të “vrasin politikisht” Sanchez, sipas Guardian.

Gjatë bisedës, Villarrejo përmend edhe se ai “drejton” aktivitetet e Manos Limpias. Rreth 10,000 mbështetës të Sanchez u mblodhën në Madrid të shtunën për të treguar mbështetjen e tyre për kryeministrin dhe për t’i kërkuar atij që të mos japë dorëheqjen.