Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhivlloi një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, raporton Anadolu.

Sipas Drejtorit të Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, presidenti Erdoğan u shpreh: “Izraeli do të paguajë çmimin për zullumin. Duhet të mobilizohen të gjitha mjetet për një armëpushim në Gaza, duke përfshirë zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Më herët, ushtria izraelite sulmoi një ekip të transmetuesit publik turk TRT Arabisht në Gaza.

Një automjet i ekipit të TRT Arabisht, i cili po përgatitej për transmetim në kampin Nuseirat që ndodhet në mes të Rripit të Gazës, u sulmua nga ushtria izraelite.

Sami Shahada, i cili punonte si kameraman i pavarur, u plagos rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni. Gazetari i TRT Arabisht Sami Berhum shpëtoi pa lëndime.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Mbi 33.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe rreth 76.200 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.