Një adoleshent 15-vjeçar që plagosi rëndë një hebre ortodoks më 2 mars në Zyrih te Zvicrës u radikalizua në Tunizi dhe në forumet e internetit, tha policia lokale të hënën.

Njëkohësisht edhe rasti i fundit i dy adoloshenteve në Schaffhouse ka shqetësuar autoritetet e sigurise në Bernë, për çka janë mobilizuar duke marrë masa preventive përballë sulmeve terroriste që edhe Zvicra mund të jetë në shënjester, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës në listën e terroristëve, si vende që po luftojnë ISIS-in

Në një video-propagande, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, në mesin 60 flamujve shihet edhe ai i Kosovës, i Shqipërisë, madje edhe ai i Turqisë krah vendeve te ndryshme të globit si “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal te Inteligjencës (SRC) në Bernë, që ka siguruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, aktualisht në Zvicer jane 41 persona nën hetim. Në dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishur.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa parti zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën. Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Shengen, mund të rifusë kontrollet kufitare.

Sa i perket përfshirjes apo lidhjeve te shqiptarëve në terrorizmin qoftë islamik apo nderkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshëm viteve te fundit, kjo shifër eshtë në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoloshenti nga Italia, shqiptar i Kosovës, ndaj te cilit rast policia zviceran ende po vazhdon hetimet.