Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u shpreh i lumtur pas fitores 4-2 ndaj Crystal Palace.

“De Bruyne ka 10 vite te City dhe shifrat e tij janë fantastike. Është një lojtar i shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Goli i parë që shënoi ishte një mrekulli, i dyti po ashtu. Pastaj asisti për Haaland, gjithçka perfekt.

Problemet në skuadër? Kemi disa probleme me përqendrimin, kjo vjen sepse po luajmë shumë dhe shpenzojmë energji të jashtëzakonshme. Më shumë problem është lodhja psikologjike se sa ajo fizike. Këtë ndeshje ndaj Crystal Palace na e fitoi De Bruyne, ndoshta pa atë në fushë do të kishim një rezultat tjetër. Mund të flasim sa të doni për taktikat, por më duhet De Bruyne për të fituar ndeshjet.

“Ishte jashtë fushave për pesë muaj dhe kur u kthye pati disa momente jo të mira, por është normale. Ai është një talent special” – Tha ai.