Kjo godina në krah të djathtë të fotos ka qenë njësoj si ajo përballë. Pra një pallat i vjetër, me tulla të kuqe, pa fasadë, i ndërtuar kushedi se në cilin vit. Komuniteti i banorëve të pallatit në proces ndërtimi fasade dhe termoizolimi është koordinuar me njëri tjetrin nën regjinë e administratorëve dhe kanë kanë nisur investimin e përbashkët. Natyrisht që jo të gjithë i ka gjetur me lekët gati ky investim, megjithatë, është gjetur zgjidhja edhe për ata që në këto momente nuk mund t’i përgjigjeshin situatës me të gjithë kontributin që i takonte në mënyrë përpjestimore. Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të

Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër bashkia e Tiranës.

Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës.