Pjesëtarët e njësisë për operacione speciale të ushtrisë ukrainase, pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore Buk.

Ata thonë se kjo është arritur në vijën e frontit në Sumy, ku me precizitet të paparë u filmuan duke goditur këto sisteme ruse, transmeton Telegrafi.

“Pjesëtarët e njësisë tonë zbuluan sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore ruse Buk në vijën e frontit në Sumy. Ato u goditën nga dronët kamikaz”, u tha nga kjo njësi ukrainase.
Gjithçka ndodhi kur njëri prej sistemeve u godit një herë, dhe në fushëbetejë u shfaq një tjetër që tentonte ta tërhiqte por që e pësuan të dy.

Sistemet e mbrojtjes kundërajrore u goditën nga dronët e mbushur me eksploziv, kurse gëzimi i ukrainasve u shfaq edhe në video – ku dëgjohen duke festuar goditjet.