Pesë pole-position radhazi, ky është rezultati i Max Verstappen në garat e këtij sezoni. Edhe në cirkuitin e Shanghait për Çmimin e Madh të Kinës, skuderia austro-britanike Red Bull dominoi në pistë me Max Verstappen që do e fillojë nga vendi i parë garën e së dielës, me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez që niset nga vendi i dytë.

Përveç se siguroi pole position e pestë këtë sezon, Verstappen që është tre herë radhazi kampion bote, siguroi edhe pikët maksimale në Sprintin e kësaj të shtune. Paraqitje fantastike për Fernando Alonson, që në moshën 42-vjeçare e çoi Aston Martinin e tij në vendin e tretë.

McLaren me Lando Norris dhe Oscar Piastrin në vendet 4 dhe 5, teksa më pas vendi ishte për dy pilotët e Ferrarit. Leclerc dhe Sainz vetëm në pozitat 6 dhe 7, duke e nisur malore garën e së dielës që fillon në orën 9:00 të mëngjesit me atë shqiptare.

Gara në cirkuitin e Shanghait është e gjatë 5.4 kilometra dhe përbëhet nga 56 xhiro. Rekordin e kësaj piste e mban Michael Schumacher, që në 2004 me Ferrarin e tij shënoi kohën 1 minutë, 32 sekonda e 238 të qindtat. Provat e sotme Verstappen i mbylli me kohën 1:33:660.