Dy javë më parë ish-konkurrenti i “BBV”, balerini Graciano Tagani u rikthye sërish në shtëpi, duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.
Mirëpo përveç balerinit, mesa duket gjatë primet të kësaj së shtune në shtëpi do të futet një tjetër ish-banorë.
Ka qenë Dea Vieri e cila ka postuar në InstaStory një foto me Drini Zeqon dhe Lediona Xheladinaj, dhe krahas saj ka shkruar: “Kush futet të shtunën?”
Ish-banorja ka nxitur dyshimet e publikut se njëri nga të tre do të rifutet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.
Megjithatë nuk dihet nëse postimi ishte ndonjë provokim për të tërhequr vëmedjen e publikut apo me të vërtetë njëri nga ata do të bëhet sërish pjesë e spektaklit.
Ndonëse u largua me dëshirë nga shtëpia, Drini shpesh herë ka bërë postime provokuese për futjen e tij në këtë shtëpi, mirëpo e gjitha mbetet për tu parë të shtunën.