Përtej protestës së organizuar para Bashkisë së Tiranës, me sa duket është zhvilluar edhe një garë mes Ilir Metës dhe Argita Berishës, kush e kush të mallkonte më shumë kryebashkiakun Erion Veliaj. Të dy, si Meta, i cili po hetohet nga SPAK, së bashku me Monika Kryemadhin, për korrupsion – edhe Argita Berisha, e cila ka në arrest shtëpie, edhe babain edhe bashkëshortin, të akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”, u kujdesën të dilnin në televizor për të thënë ca fjalë kundër Veliajt.

Protesta e sotme u duk më shumë si një garë se kush do të merrte frerët e një cope të opozitës, ndërkohë që Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.