Në krye të çdo protestë të thirrur nga familja Berisha, Sali Lushaj, ish truproja e Sali Berishës në vitet ’90, është në krye të saj, me një mision të thjeshtë: Të shtyjë policët dhe të hedhë molotovë ndaj godinave të shtetit. Ka gjithë jetën që e bën këtë, edhe tani që është një 70-të vjeçar, duke iu bindur verbërisht çdo urdhëri të familjes Berisha. Të njëjtën gjë bëri edhe sot, para Bashkisë së Tiranës, së bashku me një grup të vogël kaçakësh, që duken si të teleportuar nga rrëmujat e vitit 1997.