Vajza e Majlinda Bregut ka qenë shpesh herë në vëmendjen e mediave.
Së fundmi ajo ka bërë publike lidhjen e saj, ku nuk ngurroi të publikonte foto me partnerin e saj.
Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihet pranë të dashurit, të cilit ia ka mbuluar fytyrën me një zemër. Edhe pse Kejda është një personazh që nuk i ka qejf daljet publike, arriti sërish që të marrë vëmendjen e të gjithëve me bërjen publike se zemra e saj tashmë i përket një mashkulli.
Kujtojmë se Majlinda Bregu ka edhe një djalë, 17-vjeçar, Enesin të cilit i referohet si “i vogli” i shtëpisë.