Seanca planare e ditës së sotme është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Kuvend, si dhe me përballje me ministrat e kabinetit. Veç diskutimeve, ajo që tërheq gjithmonë vëmendje është dhe pjesa pas kamerave në sallën e Kuvendit. Fotot mëposhtë tregojnë se kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha kësaj here “nuk i ka hedhur sytë” nga telefoni i kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit.
Nga ana tjetër ministret Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro, apo Balla dhe Kumbaro diskutojnë me njëri-tjetrin gjatë debatit në seancë. Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit shihet dhe një përshëndetje mes Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.