Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata si dhe ndikimi prej disa ditësh i Anticiklonit të Azoreve.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje me diell si dhe nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë.
Temperaturat do të prekin vlerën 31 gradë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Shkodër.