Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 33,686 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.
Ministria palestineze shton se 76.309 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.
Wall Street Journal raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre.