Përfundon seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për shpërdorim detyre për çështjen ‘Gerdeci’. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SHBA ka sjellë letërporosi, sipas se cilës kërkohet pyetje e 5 shtetasve amerikanë.

Ish-ministri Mediu tha për mediat se kërkuan ekspertim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. “Kërkuam ekspertim për shkakun e shpërthimit në Gërdec, është interes i shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec. Ekspertët amerikanë dhe prokuroria kanë thënë që shkaqet janë të pamjaftueshme.”, tha ai.

Mediu foli edhe në lidhje me letërporositë nga SHBA, duke thënë se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv. “Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.