Fituesi, pjesë e Ringut Global të Start Up-eve

 

Start-upet kanë një rëndësi të madhe në Shqipëri për shkak të ndikimit të tyre pozitiv në ekonominë vendase dhe zhvillimin e inovacionit. Këto kompani të reja inovative japin një impuls të fortë për rritjen ekonomike dhe krijojnë mundësi të reja pune. Me rëndësinë e zhvillimit të tyre, një mbështetje e fuqishme do të ofrohet përmes pjesëmarrjes së tyre në Get in the Ring Albania, pjesë e patentës ndërkombëtare Get in the Ring Global, ku start-upi fitues do të ketë mundësi të garojë në garën globale të start-upeve nga mbarë bota.

GIR Albania është konkursi më i madh i start-up-eve në Shqipëri, i cili do të zhvillohet nën licensën e Get in the Ring Global. Ky konkurs do të mbahet më 28 maj dhe do të sjellë pjesëmarrjen e gjerë të rreth 150 start-up-eve nga e gjithë Shqipëria.

Qëllimi i këtij konkursi është të ofrojë një platformë për start-up-et shqiptare për të prezantuar idetë e tyre para një jurie të përbërë nga përfaqësues dhe ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përballen me një konkurrencë të nivelit të lartë dhe të marrin vlerësime të dobishme për idetë e tyre inovative.

Një nga aspektet më tërheqëse të këtij konkursi është se ideja më e mirë, vlerësuar nga një juri profesionale, do të ketë mundësinë e garës në nivelin global të Get in the Ring. Ky është një shans i jashtëzakonshëm për start-up-et shqiptare për të bërë të njohur idetë e tyre në një skenë ndërkombëtare dhe për të gjetur mbështetje për zhvillimin e tyre në një nivel global.

Në këtë rrugëtim të rëndësishëm, GIR Albania ka si partner mediatik Abc News. Ndërkohë, kompania multinacionale Titan Albania, e njohur për praktikat e mira në nxitjen e inovacionit dhe qëndrueshmërisë është  Partner Kryesor Inovativ i Programit, së bashku me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit,  Agjencisë së Start Up-eve, dhe institucionit estonez fintech iute.

GIR Albania siguron një mundësi unike për start-up-et për të përfituar nga eksperienca e jurive lokale dhe ndërkombëtare, duke u dhënë kështu një avantazh të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e tyre afatgjatë. Organizatorët presin një konkurrencë të fortë dhe një event të frytshëm në këtë ngjarje të rëndësishme për ekosistemin e start-up-eve në Shqipëri.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale për tu bërë pjesë e tij.

https://www.instagram.com/getintheringalbania/

https://www.linkedin.com/company/102214398/admin/feed/posts/