Përpara se të mbërrijnë në vitrinat e gjigantëve të modës si Zara dhe H&M, pantallonat e pambukta, këmishat dhe çorapet lënë pas në Brazil gjurmë shpyllëzimi, grabitje tokash dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Edhe pse shumë prej tyre mbajnë etiketën e një produkti të qëndrueshëm, një hetim njëvjeçar i shoqatës “Earthsight” në Mbretërinë e Bashkuar, ka hulumtuar në mënyrë të detajuar lidhjen ndërmjet të korrave në Brazil, prodhuesi i katërt më i madh në botë i pambukut, dhe markave europiane. “Earthsight” analizoi pamje satelitore, bilance transporti, arkiva publike dhe vizitoi rajonit e prodhimit, në mënyrë që të vërtetojë “zgrapjen” e 816 mijë tonëve pambuk.
Sipas raportit, lënda e parë prodhohej specifikisht për tetë kompani aziatike të cilat, në periudhën 2014-2023, prodhuan rreth 250 milionë artikuj pakice. Sipas hetimit, shumica e tyre furnizoi kryesisht kompanitë e veshjeve “Zara” dhe “H&M”.
“Është tronditëse të shohësh lidhjen mes këtyre markave të njohura botërore, që dukshëm nuk përpiqen të kontrollojnë zinxhirët furnizues, në mënyrë që të dinë se nga vjen ky pambuk dhe çfarë ndikimi shkakton” – thotë për DW drejtuesi i kërkimeve mbi shpyllëzimin në “Earthsight”, Rubens Carvalho.
Problemi qëndron që tek burimi: pambuku për eksport kultivohet kryesisht në pjesën perëndimore të shtetit Bahia, rajon i shtrirë në savanën tropikale dhe me një biodiversitet të jashtëzakonshëm, të quajtur Cerrado.
Bimësia në Cerrado shpesh shkatërrohet në mënyrë të paligjshme, për të krijuar hapësirë për të korrat dhe kultivimin. Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime Hapësinore në Brazil, shpyllëzimi atje është dyfishuar në pesë vitet e fundit,
Shpyllëzim dhe grabitje tokash
Mes rasteve të hetuara në raport është dhe raporti mbi grupin “SLC Agricola”, i cili pretendohet të jetë përgjegjës për 11% të pambukut të eksportuar të Brazilit. “Earthsight” ka arritur në përfundimin se në 12 vitet e fundit, toka e Cerrados, sipërfaqja e së cilës është e barazvlefshme me 40 mijë fusha futbolli, është shkatërruar nga fabrikat e “SLC”.
Sipas qendrës kërkimore “Chain Reaction Research”, në vitin 2020, “SLC” e cila kultivon edhe sojë, u shpall shpyllëzuesi më i madh i këtij habitati.
Në vitin 2021, “SLC” u angazhua për të pasur një politikë kundër shpyllëzimit. Një vit më vonë, raporti i publikuar nga shoqata konsulente “Aidenvironment” zbuloi se 1365 hektarë të Cerrados ishin rrafshuar brenda tokave ku kultivohej pambuk. Dhe thuajse gjysma e kësaj sipërfaqeje ndodhej brenda një zone të ligjshme.
Të pyetur rreth këtyre pretendimeve, kompania i tha DW se “të gjitha konvertimet e bimësisë vendase të bëra nga SLC ishin kryer brenda kufijve ligjorë”.
Përsa u përket akuzave të “Aidenvironment” kompania tha, se dëmet ishin shkaktuar “nga një zjarr natyral dhe jo nga hapja e tokave të reja për prodhim”.
Një tjetër grup biznesi i analizuar në detaje është “Horita”, të cilin “Earthsight” e ka akuzuar për marrëveshje të dhunshme ne lidhje me tokat ku jetojnë komunitetet indigjene. Kjo kompani nuk iu përgjigj kërkesës së DW për të komentuar rreth situatës.
Pambuku i lidhur me markat europiane
Në hetimin e kryer, “Earthsight” rigjurmoi dhe ndoqi itinerarin e 816 mijë tonëve pambuk të eksportuar nga “SLC Agricola” dhe “Horita Group”, në periudhën 2014-2023. Destinacionet kryesore ishin Kina, Vietnami, Indonezia, Turqia, Bangladeshi dhe Pakistani. Të dhënat e gjurmuara e çuan hulumtimin tek tetë fabrika prodhimi veshjes në Azi.
Fillimi > Bota
Si gjigantët e modës lënë pas gjurmë grabitje tokash dhe shkelje të të drejtave të njeriut
28 Prill, 2024 11:49
68788433 1004Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play
Përpara se të mbërrijnë në vitrinat e gjigantëve të modës si Zara dhe H&M, pantallonat e pambukta, këmishat dhe çorapet lënë pas në Brazil gjurmë shpyllëzimi, grabitje tokash dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Edhe pse shumë prej tyre mbajnë etiketën e një produkti të qëndrueshëm, një hetim njëvjeçar i shoqatës “Earthsight” në Mbretërinë e Bashkuar, ka hulumtuar në mënyrë të detajuar lidhjen ndërmjet të korrave në Brazil, prodhuesi i katërt më i madh në botë i pambukut, dhe markave europiane. “Earthsight” analizoi pamje satelitore, bilance transporti, arkiva publike dhe vizitoi rajonit e prodhimit, në mënyrë që të vërtetojë “zgrapjen” e 816 mijë tonëve pambuk.
Sipas raportit, lënda e parë prodhohej specifikisht për tetë kompani aziatike të cilat, në periudhën 2014-2023, prodhuan rreth 250 milionë artikuj pakice. Sipas hetimit, shumica e tyre furnizoi kryesisht kompanitë e veshjeve “Zara” dhe “H&M”.
Albania: New Small Electric Car For Seniors – Prices Might Surprise You!
Electric cars
Sponsored Links
“Është tronditëse të shohësh lidhjen mes këtyre markave të njohura botërore, që dukshëm nuk përpiqen të kontrollojnë zinxhirët furnizues, në mënyrë që të dinë se nga vjen ky pambuk dhe çfarë ndikimi shkakton” – thotë për DW drejtuesi i kërkimeve mbi shpyllëzimin në “Earthsight”, Rubens Carvalho.
Problemi qëndron që tek burimi: pambuku për eksport kultivohet kryesisht në pjesën perëndimore të shtetit Bahia, rajon i shtrirë në savanën tropikale dhe me një biodiversitet të jashtëzakonshëm, të quajtur Cerrado.
Bimësia në Cerrado shpesh shkatërrohet në mënyrë të paligjshme, për të krijuar hapësirë për të korrat dhe kultivimin. Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime Hapësinore në Brazil, shpyllëzimi atje është dyfishuar në pesë vitet e fundit,
Shpyllëzim dhe grabitje tokash
Mes rasteve të hetuara në raport është dhe raporti mbi grupin “SLC Agricola”, i cili pretendohet të jetë përgjegjës për 11% të pambukut të eksportuar të Brazilit. “Earthsight” ka arritur në përfundimin se në 12 vitet e fundit, toka e Cerrados, sipërfaqja e së cilës është e barazvlefshme me 40 mijë fusha futbolli, është shkatërruar nga fabrikat e “SLC”.
Sipas qendrës kërkimore “Chain Reaction Research”, në vitin 2020, “SLC” e cila kultivon edhe sojë, u shpall shpyllëzuesi më i madh i këtij habitati.
Në vitin 2021, “SLC” u angazhua për të pasur një politikë kundër shpyllëzimit. Një vit më vonë, raporti i publikuar nga shoqata konsulente “Aidenvironment” zbuloi se 1365 hektarë të Cerrados ishin rrafshuar brenda tokave ku kultivohej pambuk. Dhe thuajse gjysma e kësaj sipërfaqeje ndodhej brenda një zone të ligjshme.
Të pyetur rreth këtyre pretendimeve, kompania i tha DW se “të gjitha konvertimet e bimësisë vendase të bëra nga SLC ishin kryer brenda kufijve ligjorë”.
Përsa u përket akuzave të “Aidenvironment” kompania tha, se dëmet ishin shkaktuar “nga një zjarr natyral dhe jo nga hapja e tokave të reja për prodhim”.
Një tjetër grup biznesi i analizuar në detaje është “Horita”, të cilin “Earthsight” e ka akuzuar për marrëveshje të dhunshme ne lidhje me tokat ku jetojnë komunitetet indigjene. Kjo kompani nuk iu përgjigj kërkesës së DW për të komentuar rreth situatës.
Pambuku i lidhur me markat europiane
Në hetimin e kryer, “Earthsight” rigjurmoi dhe ndoqi itinerarin e 816 mijë tonëve pambuk të eksportuar nga “SLC Agricola” dhe “Horita Group”, në periudhën 2014-2023. Destinacionet kryesore ishin Kina, Vietnami, Indonezia, Turqia, Bangladeshi dhe Pakistani. Të dhënat e gjurmuara e çuan hulumtimin tek tetë fabrika prodhimi veshjes në Azi.
Sipas shoqatës mjedisore, të gjithë ndërmjetësit e identifikuar – “PT Kahatex” në Indonezi, “Noam Group” dhe “Jamuna Group” në Bangladesh, “Nisha”, “Interloop”, “YBG”, “Sapphire”, “Mtmt” në Pakistan – furnizonin me produkte pakice markat e njohura të veshjeve “Zara” dhe “H&M”.
“Pambuku, lidhjen e të cilit e dokumentuam me të drejtat e pronësisë dhe abuzimet mjedisore në Bahia, është i certifikuar me maksimumin e cilësisë ‘Better Cotton’. Kjo skemë dështoi të parandalonte pambukun që të arrinte tek konsumatorët e shqetësuar” – thuhet në raportin e “Earthsight”.
Hedhur në treg në vitin 2009 nga industria e modës dhe organizatat si WWF (World Wide Fund), Better Cotton krijoi një “vulë” për të vërtetuar origjinën e sigurt të lëndës së parë. Sipas iniciativës, ka 370 ferma të çertifikuara në Brazil, në partneritet me Shoqatën e Prodhuesve të Pambukut, “Abrapa”.
“Better Cotton”, me seli në Zvicër, i tha DW se sapo ka përfunduar një auditim të zgjeruar nga palë të treta në lidhje me fermat e përfshira dhe se i duhet kohë për të analizuar gjetjet dhe për të zbatuar ndryshimet, nëse është e nevojshme.
“Çështjet e ngritura në raport tregojnë nevojën e ngutshme për mbështetjen e qeverisë në adresimin e çështjeve të dala në dritë dhe sigurimin për zbatim të drejtë dhe efektiv të sundimit të ligjit” – thuhet në emailin e tyre.
Nevojitet më shumë kontroll në zinxhirët furnizues
H&M i tha DW-së se “gjetjet e raportit janë tepër shqetësuese”, duke shtuar se po e trajtojnë çështjen me shumë seriozitet. “Ne jemi në dialog të vazhdueshëm me Better Cotton për të ndjekur rezultatet e hetimit dhe hapat e tjerë që do të ndërmerren për të forcuar dhe rishikuar standardet” – tha kompania përmes një emaili. Zara i tha DW se dhe ajo “i merr shumë seriozisht akuzat ndaj Better Cotton” dhe kërkon që certifikuesi të ndajë me kompaninë rezultatin e hetimit sa më parë që të jetë e mundur.
Më 10 prill, “Inditex”, kompania që ka në pronësi markën “Zara”, kërkoi më shumë transparencë nga “Better Cotton” pasi u njoftua, se raporti do të publikohej të nesërmen. “Inditex” i dërgoi letër kompanisë certifikuese, duke i kërkuar sqarime mbi procesin. “Inditex” nuk e blen pambukun drejtpërdrejt nga furnizuesit por kompanitë prodhuese auditohen nga certifikues si “Better Cotton”.
Për Rubens Carvalho nga “EarthSight”, konsiderimi fajtorë i europianëve është pjesë e zgjidhjes për përfundimin e shpyllëzimit në Brazil dhe shkeljeve të të drejtave në qendrat që prodhojnë mallra. “Tregu i pambuku është ende i parregulluar në Europë. Tregjet europiane duhet të rregullojnë konsumin e tij dhe ta çlirojnë atë nga ndikimet negative mjedisore dhe njerëzore” – tha ai. “Ata kanë nevojë për rregulla serioze që ndëshkojnë mosrespektimin e tregut. Kjo rrit presionin ndaj prodhuesve.” /dw/