Zv.kryetari i Komisionit hetimor të TIMS, Toni Gogu i ktheu përgjigje me ironi Ervin Salianjit, i cili tha se Kryeministri s’ka kthyer përgjigje se ka qenë i zënë duke zgjidhur hallet në itali.
Toni Gogu tha se kryeministri Rama do të përgjigjet, ndërsa me ironi i tha Salianjit që nuk rri dot pa marrë një kartolinë nga Rama.
“Ky ankthi ynë nëse ka mbërritur posta kryeministrore apo jo, është edhe i pajustifikueshëm edhe i pashpjegueshëm. Nëse ju doni patjetër që Kryeministri t’iu sjelli një letër që ta lexoni për të bërë lajmin e ditës, nuk është ky qëllimi i komisionit. Rama ka një traditë të suksesshme në zbatim të ligjit përkundrejt komisioneve hetimore, ndryshe nga kryeministrat e forcës tuaj politike që komisioneve hetimore, organeve të drejtësisë që u fshihen tërë jetën e tyre. Rrini të qetë se kryeministri do u përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri. E doni atë, nuk rrini dot pa e marrë. Çështja është a janë ekspertët gati për të propozuar planin e hetimit. Nuk janë gati për dy arsye, se s’kanë grumbulluar akoma informacionin. Nuk mund të shqyrtojnë sot sekretin hetimor, duhet të pajisen me certifikatën e sigurisë. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës nuk është kjo puna e komisionit”, tha Gogu.
E vlerësoj që pranoi se kryeministri do vijë. Ne këtë presim që të vijë dhe të japë përgjigje. Nuk ka asnjë problem, do vijë për të zbatuar ligjin. Ligji të detyron që kur kë informacion dhe ta kërkon hetimi parlamentar padyshim që do vijë të japë përgjigje”, i u përgjigj Salianji.