Me anë të zarfit të bardhë, në shtëpinë e Big Brother Vip 3, u lajmëruan se në dhomën e surprizave gjendet telefoni i erës, që ka mundësi t’i kthejë pas në kohë, për të thënë fjalët e pathëna dikujt që nuk jeton më ose kanë humbur kontaktet prej kohësh.
Një ndër telefonatat emocionuese ishte edhe ajo e Gracianos, i cili ndryshe nga të tjerët nuk zgjodhi të përmendë emra, por përmes fjalëve të tij thuajse e zbuloi se kujt i drejtohej, Argjirës.
Së fundmi, ka pasur zëra për një krisje të mundshme të marrëdhënies së tyre. Edhe gjatë një bisede me Eglën, Graciano e ka cekur që gjërat janë ngarkuar paksa. Temë për të cilën, Argjira nuk ka dashur të japë detaje të mëtejshme.
Beba, doja të të thosha që më ka marrë malli shumë dhe shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm siç flasim gjithmonë, sepse këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist. Kam vënë veten para teje dhe kam pasur një presion të jashtëzakonshëm për sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të të them më fal që nuk isha korrekt, që isha shumë i ftohtë ndaj çdolloj gjëje ama e di shumë mirë që të dua shumë, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli për ty. Në këtë eksperiencë po luftoj për veten dhe për ne, për qëllimin që duam të arrijmë. Nuk dua të mërzitem, sepse do ta humb qëllimin. E ndiej që je para televizorit duke parë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe me datë 25 të shihemi, dhe të jemi në krevatin tonë dhe siç neve dimë të bëjmë. Më fal për çdo gjë. Ma ka ndryshuar jetën. Të dua.