Në emisionin “Ftesë në 5” një nga temat që u fol me panelistët e ftuar ka qenë dhe stina e pranverës. Ndër të ftuarit kanë qenë aktori i “Portokallisë” Akil Varfi dhe farmacistja Sotira Jankulla.

Aktori ka vënë në siklet farmacisten duke i drejtuar një pyetje që kishte të bënte me fustanin e shkurtër që ajo kishte veshur.
Akil Varfi: Kam një pyetje për Sotirën. Pranvera është praktikisht një stinë pak më e ftohtë se vera. Temperaturat janë pak më të ulëta se në verë. Kur vishesh kështu në pranverë, jam kurioz të di se si vishesh në verë?

Sotira Jankulla: Unë e ndjeva që këtë drejtim do të kishte pyetja. Por duhet të më shohësh në verë, duhet të takohemi një herë në verë këtu në emision.
Bieta Sulo: Çfarë të shtyu për këtë pyetje, çfarë të ngacmoi?
Akil Varfi: Po e kam në krah moj. Po e shikoja dhe po më kapte si një gjendje të ftohti, po dridhesha. Po dridhesha, po thosha wow.
Bieta Sulo: Duket bukur?
Akil Varfi: Absolutisht, e mrekullueshme. Duket më e bukur se pranvera vetë.
Sotira Jankulla: Ky është thjesht kurioz, por nuk ka gjë se është i vogël, kështu që i falet, janë gjëra të moshës dhe këto pyetje i lejohen